
Vinicius Jr ishte një nga lojtarët e Brazilit që shkëlqeu mbrëmë në fitoren 4-1 kundër Koresë së Jugut. Sulmuesi i Real Madridit po kalon një moment fantastik në karrierën e tij.
Së fundmi për të ka folur, trajneri i Brazilit, Tito. Ai ka treguar se ka pasur një bisedë me Carlo Ancelottin ku i ka marrë mendim se ku duhet ta aktivizojë lojtarin.
“I telefonova Ancelottit dhe e pyeta për Viniciusin. I thashë çfarë të bëj që të dalin në pah cilësitë e tij si te Real Madrid. Folëm për situatat sulmuese që i japin lirshmëri dhe sjellin rrezik nga këmbët e tij”, ka deklaruar Tito duke zbuluar madhështinë e të dyve.
Poll