Adri Mehmeti është një nga talentët shqiptarë më të spikatur përtej oqeanit. Mesfushori 16-vjeçar i cili aktivizohet me New York City në SHBA, po shkëlqen këtë sezon.
Së fundmi raportohet nga media “SportsBoom” për një interes të bujshëm nga Evropa. Bëhet fjalë për dy gjigantët e futbollit gjerman, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, të cilët i kanë “hedhur grepat” talentit me origjinë shqiptare.
Edhe PSG me Chelsean kanë kërkuar informacione për një transferim të mundshëm, por dy klubet gjermane janë më seriozë në kontaktet e tyre. 2 asiste në 4 ndeshje thonë shumë, teksa Mehmeti pritet të jetë “kryefjalë” në merkaton e verës.
Kujtojmë se deri më tani mesfushori nuk ka zgjedhur ende ngjyrat që do të përfaqësojë në rang kombëtaresh. Shqipëria është ende një opsion konkret dhe duke parë cilësitë e 16-vjeçarit, do të ishte një “armë” e shtuar për organikën kuqezi.


