
Çështja e largimit të Armando Brojës nga grumbullimi i Kombëtares është një temë e nxehtë aktualisht në emisionin ‘Procesi Sportiv’. Ish-arbitri i njohur, Lorenc Jemini, ka dhënë opinionin e tij ku hedh dyshime mbi largimin e sulmuesit të talentuar.
“Zhurmë shtypi apo jo, ka dicka që nuk shkon këtu. Nuk jam në dhomat e zhveshjes por e lexoj. Nëse Broja ikën nga ekipi kombëtar dhe fillon stëritjen me Chelsea-n, përjashton mundësinë që është i dëmtuar. Ky nuk mund të luaj 90 minuta, por mund të jetë në stol.
Broja është llogaritur të luajë në Derbin e Londrës. Nëse luan do vërtetohen këto që janë thënë. Nëse nuk do të ishte në lojë, minimumi të jetë në stol, nëse jo në stol, atëherë të jetë në tribunë. Nëse ishte i dëmtuar, pse u ftua atëherë. Vijnë tifozë nga Finlanda për të parë Kombëtaren, Broja është në Tiranë dhe ikën nga stadiumi e shkon në shtëpi”, shprehet Jemini.