
Ka qenë më e lehtë nga sa mund të ishte parashikuar gjysmëfinalja e parë e Kampionatit të Amerikës mes USA-s dhe Argjentinës, pasi djemtë e trajnerit Martino e kanë zgjidhur gjithçka shumë shpejt dhe kanë regjistruar goleadën 4-0 . Vetëm 3 minuta janë dashur për golin e parë të shënuar nga Laveci, kurse më pas Mesi dhe dy herë Higuan në pjesën e dytë kanë vulosur fitoren e thellë të argjentinasve. Tani Argjentina, që është superfavorite për trofeun, pret të mësojë kundërshtarin e finales, që do të jetë Kili ose Kolumbia.
Poll