Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO+18/ Tragjedi në Irak: Katër të vdekur dhe qindra të plagosur para finales së Kupës Arabe

Shkruar nga NEWSPORT
Një tragjedi e re trondit botën e futbollit, duke sjellë në mendje kujtimet e trishta të Heysel dhe Hillsborough. Sot në mëngjes, në Basra, katër persona kanë humbur jetën deri tani dhe gati 100 u plagosën, 20 prej tyre në gjendje të rëndë për shkak të kaosit të pabesueshëm të krijuar jashtë stadiumit ku do të luhet finalja e Kupës së Gjirit Arab mes Irakut dhe Omanit. Përpara fillimit të ndeshjes, turma të mëdha  janë drejtuar për të hyrë në stadium. Sipas raportimeve të Al Jazeera, hyrjet ishin ende të mbyllur kur turma me mijëra njerëz filloi të shtynte drejt portave duke shtypur pjesën përpara. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë autoritetet ku pas kaosit të mëngjesit, kanë arritur të vendosin nën kontroll situatën duke bërë që Federata të njoftojë për luajtjen e ndeshjes sipas planit të paracaktuar. Kujdes!!! Pamje të rënda:
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga