
Mbrëmjen e djeshme Partizani zyrtarizoi largimin e trajnerit Zoran Zekic. Kroati u largua nga “Demat” për tu rikthyer në vendlindje dhe të marrë drejtimin e Osijek. Nga ky transferim Partizani do të përfitojë plot 100 milionë euro.
Në një video të shpërndarë nga klubi i Partizanit, shihet tekniku kroat duke përshëndetur me stafin dhe lojtarët para se të nisej për në Kroaci.
"Shoh fytyra të qeshura. Jam i kënaqur që po iu shikoj të lumtur që po iki.
Ju keni lexuar disa gjëra në ditët e fundit dhe e dini që dëshira ime ishte të shkoja në shtëpi. Dua t’iu falënderoj për këto katër muaj dhe uroj të më kujtoni në mënyrë të mirë. Nëse në ndonjë rast iu kam shtyrë, ka qenë për arsye profesionale. Iu uroj më të mirën. Ju keni të gjithë numrin tim, nëse dëshironi të dëgjoni ndonjëherë se si jam, ose nëse ka ndonjë gjë me të cilën mund t’iu ndihmoj.
Iu uroj më të mirën në jetë, profesionalisht dhe së pari me familjen dhe uroj që të shoh disa nga ju të luajnë në Europë. Për mua ajo do të ishte me ë mira. Faleminderit!”, tha Zoran Zekic.