
LAÇI - KUKËSI 2-2
Laçi: Sherri, Velija, Ignatovic, Malota, Bytyci, Deliu, Shehu, Lushkja, Mazrekaj, Zarubica, Ademi Trajner: Deian Vukicevic
Kukësi: Tafas, Lulaj, Ndreca, Hila, Peposhi, De Lucas, Peposhi, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Milunoviç, Basha, Da Silva Trajner: Diego Longo
Arbitër: Kridens Meta VAR: Florjan Lata
Ndeshja: Një sfidë që nis mirë për Kukësin që zgjedh të vendosë diktatin që me nisjen e 45 minutave të para. Skuadra e drejtuar nga Diego Longo arrin të mos lërë hapësira për kundërshtarin, si dhe shfaqet mjaft e rrezikshme para portës kurbinase. Ekipit verilindor i mjaftojnë golat e Milunoviç dhe Edi Basës. Ndërkohë për kurbinasit goli i realizuar nga Zarubica në mesin e pjesës së dytë hapi takimin. Atëherë kur nuk pritej, Zarubica realizon sërish në minutën e 94-të. Pas kësaj ndeshje, Kukësi mbetet në vendin e parë me 7 pikë, kurse Laçi në vendin e nëntë me 2 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90+4'- Ndodh e pabesueshmja. Zarubica arrin të barazojë shifrat atëherë kur nuk pritej.
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
82'- Zarubica sërish pranë golit, por këtë herë e shpëton Tafas.
69'- Laçi bën golin e parë. Zarubica shmang bukur në zonë kundërshtarët dhe në fund mposht portierin Tafas.
58'- Kukësi në festë. Edi Basa realizon golin e dytë duke i dhënë sigurinë verilindorëve.
57'- Laçi pranë golit. Regi Lushkja godet bukur, por shtylla i mohon festën.
50'- Shqiprim Taipi ka mundësinë e artë për të shënuar. Por, mesfushori i Kukësit bën më të vështirën duke e cuar topin jashtë kuadratit.
46'- Nis pjesa e dytë. 3 zëvendësime njëherazi për Laçin. Në dhomat e zhveshjes mbeten Ademi, Velija dhe Shehu, për t'i lënë vendin Zylfiut, Bytyqit dhe Guindos.
45'- Goditje dënimi për verilindorët. Gjuan Taipi por topi përfundon jashtë. Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.
38'- Tjetër rast i mirë për Kukësin. Milunovic godet fare pranë portës, por sfera përfundon sipër tranversës.
30'- Verilindorët shënojnë golin e parë. Milunovic nuk gabon pas një topi të larguar jo mirë nga Sherri duke zhbllokuar shifrat e takimit.
27'- Kukësi pranë golit. Basha gjuan bukur në diagonale, por portieri Sherri i thotë sërish "Jo".
18'- Taipi provon nga larg, por portieri Sherri tregon gatishmërinë e tij.
11'- Ndërhyrje e ashpër nga Regi Lushkja. Kridens Meta e ndëshkon menjëherë me karton të verdhë.
2'- Kukësi e nis vrullshëm. Këndore për verilindorët, por largohet si duhet nga vendasit.
1'- Topi i parë shkelmohet nga kuksianët.