VIDEO/ Xhixha dhe Përgjoni si pilotë avioni, urim i veçantë i Tiranës për Ditën e Pavarsisë
Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra e Tiranës vijon përgatitjet intensive në Shqipëri për pjesën tjetër të sezonit në këtë pauzë të kampionatit prej Kupës së Botës. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi duken në formë të mirë. Megjithatë, risia mban gjithmonë emrin “Tirana”.
Dhe sot kampionët e Shqipërisë surprizojnë përmes një spoti të realizuar në kuadër të festave të nëntorit. Tirana uron festat në një mënyrë të veçantë me lojtarët bardheblu që shihen në bordin e avionit të Air Albania teksa zbresin në tokën shqiptare me disa prej tyre që kanë marrë role të veçanta.
Filip Najdovski është veshur me kostumin e oficerëve të kompanisë ndërsa Vesel Limaj njofton “pasagjerët” se kanë mbërritur në shtëpi. Redon Xhixha dhe Florjan Përgjoni janë pilotët e avionit.