Chelsea 0-1 Arsenal (Gabriel 63')
Premier League, Java 15
Stadiumi: Stamford Bridge
Gjyqtar: Michael Oliver
Ndeshja: Arsenali nuk ndalet në Premier League dhe i ka rimarrë Manchester Cityt vendin e parë në kampionat. “Topçinjtë” ia dolën të mposhtin në “Stamford Bridge” Chelsean me shifrat 1-0. Një sfidë plot emocione dhe e luftuar mes dy ekipeve londineze, teksa goli i avantazhit do të vinte vetëm në minutën e 63-të të sfidës ku Gabriel do të tunde fort rrjetën e bluve të Graham potter.
Kjo përballje ishte edhe një “derbi” mes dy lojtarëve shqiptarë. Granit Xhaka dhe Armando broja, me këtë të fundit që hyri në fushën e lojës në minutën e 64-të, me Potter që e zëvenbdësoi me Aubameyang. Sulmuesi shqiptarë menjëherë nisi “luftën” e tij me mbrojtjen e Arsenal, teksa në disa raste bëri “lëmsh” kundërshtarët me lëvizjet e tij, por kjo nuk majftoi që të gjente rrugën e rrjetës dhe të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja.
Pas kësaj sfidë, Arsenal kryeson me 34 pikë, 2 më shumë se skuadra e Guardiolës, ndërsa nga krahu tjetër ekipi i Brojës renditet në vendin e 7-të me 21 pikë dhe disfata e sotme është humbja e dytë në Premier League.
Formacionet Zyrtare:
CHELSEA (4-3-3) - Mendy; Azpilicueta, Silva, Chalobah, Cucurella; Loftus-Cheek, Jorginho, Mount; Havertz, Aubameyang, Sterling. Trajner: Graham Potter
ARSENAL (4-2-3-1) - Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus. Trajner: Mikel Arteta
Komenti minutë pas minute:
90' Nxehen gjakrat në Stamford Bridge, Xhaka kapet me të gjithë
75' Fantastik Armando Broja, drbilon kedo i del perpara
64' Armando Broja hyn ne fushen e lojes ne vendin e Aubameyang
63' Arsenal kalon ne avantazh me Gabriel Maghalaes