
Vllaznia 1-1 Partizani ( Balaj 42' / Maguette 23')
Vllaznia dhe Partizani kanë barazuar në supersfidën e javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin 1-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, të cilët shënuan me mesfushorin Maguette. Por pas 20 minutash erdhi edhe reagimi nga ana e Vllaznisë, të cilët gjetën golin e barazimit me kapitenin, Bekim Balaj. Ky i fundit ktheu në gol një 11-metërsh.
Pas këtij barazimi, Partizani mbetet në vendin e dytë në kuotën e 36 pikëve, ndëra Vllaznia një vend më poshtë me 33 pikë të grumbulluara pas 21 javësh.
Kategoria Superiore: Java e 21-të
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Andi Koçi
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanovic, Juric, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maguette, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka. Trajner: Orges Shehi
Rastes e sfidës:
47' Vllaznia pranë golit të përmbysjes me Esat Malën. (VIDEO)
42' GOOOOL! Bekim Balaj rikthen baraspeshën. (VIDEO)
40' Arbitri akordon penallti për Vllazninë. (VIDEO)
37' Bekim Balaj pranë golit, fati ndihmon Partizanin. (VIDEO)
23' Rrapaj kroson, Maguette shënon, Partizani kalon në avantazh. (VIDEO)
16' Vllaznia tenton me Bekim Balaj, por Hadroj ndal kapitetin shkodran. (VIDEO)
13' Skuka nuk ia del përballë portierit, Qarri bën heroin. (VIDEO)
3' Partizani pranë golit me Skukën. (VIDEO)
1’ Starton ndeshja në Shkodër.