Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Vllaznia ''shkatërron'' Skënderbeun, 4 gola vendosin ndeshjen në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia ''shkatërron'' Skënderbeun, 4 gola

Vllaznia-Skënderbeu 4-0

Ndeshja: Vllaznia bind dhe fiton ndaj Skënderbeut me rezultatin 4-0. Vendasit I fallen kapitenit Lika dhe sulmuesi Zogaj. Një pjesë e parë e ekulibruar, por ndeshje zhbllokohet pas një penalltie të fituar nga vendasit. Lika nuk fal dhe shënon golin e parë. Në të dytën sërish një penallti dhe Lika shënon sërish. Në minutat e fundit, sulmuesi Zogaj shënon një super gol pasi triblon mbrojtësi dhe godet saktë. Hygor në fund shënon dhe të 4. Vllaznia rikthehet te fitorja madje duke shënuar edhe 4 gola.

Stadiumi "Loro Boriçi". (Java 6-të)

Arbitër: Kreshnik Bajramaj.

Vllaznia: Sheri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja, Shtubina.

Skënderbeu: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.

Komenti minutë pas minute

93' Mbyllet ndeshja në Shkodër. Vllaznia fiton pastër.

90' Vllaznia shënon edhe golin e 4-të, Hygor me kokë mposht Kolicin.

85' Aksion personal i Zogaj, sulmuesi triblon dhe godet fortë duke shënuar golin e 3-të.

80' Një gabim në mbrojtje, por Bregu nuk përfiton siç duhet.

68' Tjetër penallti për Vllazninë, Lika godet sërish saktë dhe shënon.

62' Vllaznia pranë golit të dytë, Kruja nuk përfiton dhe godet keq.

58' Vllaznia provon të shënojë golin e dytë. Hygor dhe Ramadani provojnë me goditje nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.

46' Nis pjesa e dytë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

45' Mbyllet pjesa e parë në Shkodër.

41' Penallti për Vllazninë, Lika godet sakt dhe shënon gol.

22' Goditje dënimi pë Skënderbeun, provon Bregu, topi ndalet nga vendasit.

21' Vllaznia më kërkuese për golin, Skënderbeu provon me kundërsulme.

5' Kundësulm i Vllaznisë me Likën largon mbrojtja mike.

1' Starton ndeshja me topin që shkelmohet nga Skënderbeu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga