
VLLAZNIA – BYLIS 0-0
Kategoria Superiore| JAVA 27
Formacionet Zyrtare:
Vllaznia (4-3-3): Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi, Marku; Hoxhaj, Balaj, Çoba. Trajner: Auron Miloti
Bylis (4-1-4-1): Teqja; Trumçi, Damçevski, Adili, Zguro; Loran; Santos, Maçolli, Ruçi, Lajthia; Kaçorri Trajner: Naxhi Shensoi
Ndeshja – Ka përfunduar në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Një përballje me një dominim të mallakastriotëve që ishin disa herë pranë golit, por fatin nuk e kishin me vete. Megjithëse në krye të Vllaznisë debutoi Auron Miloti, sërish shkodranët treguan se nuk po kalojnë momente të mira në këtë edicion futbollistik. Pas kësaj ndeshje, Vllaznia ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Bylis në të nëntin me 29 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
66'- Eridon Qardaku pranë golit. Fati shpëton Vllazninë.
54'- Lajthia gjuan nga distanca, pret Zogovic.
46'- Starton pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë.
39'- Fjoart Jonuzi gjuan nga distanca, por pa rezultat.
35'- Flamur Ruci ndëshkohet me karton të verdhë.
28'- Bylis pranë golit. Zogovic shpëton shkodranët.
11'- Vllaznia tenton të shtyjë përpara. Mesfusha ballshiote ua bën të vështirë.
4'- Bekim Balaj provon nga distanca, por pa rezultat.
1’- Starton ndeshja në Shkodër.