Vllaznia e femrave nuk ka rrezistuar as në 45 minutat e para ndaj PSG, duke mbyllur në 0-2 pjesën e parë. Francezet kanë dominuar përgjatë gjithë pjesës së parë takimin, duke posduar topin dhe duke mos u dhënë hapsirë Vllaznisë.
Ndeshja nis me një ritëm të lartë nga PSG pasi nuk dëshiron një hap “fals” në këtë përballje, që mund të vërë në diskutim kualifikimin. Dy golat u realizuan nga Diani, ku në minutën e 19’ realizoi nga pika e bardhë dhe në të 36’ dyfishoi shifrat.
Polemika të shumta për golat e realizuar pasi, në rastin e penalltisë nuk ka asnjë pamje të qartë për kontakt të topit me dorë dhe lojtaret e Vllaznisë kanë protestuar. Situata ishte e njëjtë dhe në golin e dytë ku pretendohet prekje me dorë nga sulmuesja Diani që ka shtyrë topin në rrjetë.
GOLAT: