Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

“Tronditet” Formula 1, Max Verstappen mendon largimin nga “Red Bull"

Shkruar nga NEWSPORT
“Tronditet” Formula 1, Max Verstappen mendon largimin nga “Red
Max Verstappen

Sipas “Sky Sports” Italia, Max Verstappen po shqyrton seriozisht një largim të mundshëm nga Red Bull, pavarësisht kontratës që e mban të lidhur deri në vitin 2028. Një klauzolë në kontratë i lejon holandezit të largohet nëse makina e tij nuk është ndër më konkurrueset në pistë.

Humbja e pikëve ndaj liderit aktual të kampionatit, Oscar Piastri, si dhe tërheqja nga gara në Austri, kanë shtuar frustrimin e katër herë kampionit. Kjo ka rritur zërat për një largim të mundshëm në fund të sezonit, me Mercedes që tashmë ka nisur kontaktet për ta bërë të vetin.

Ish-piloti Martin Brundle theksoi në “Sky Sports” se lëvizja e Verstappen mund të shkaktojë një “efekt domino” në grupe. Nëse kalon te Mercedes, Red Bull mund të humbasë edhe Yuki Tsunoda, duke lënë hapësira për emra të mëdhenj që presin një mundësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga