
Ildi Gruda dhe Kevin Dodaj
Ildi Gruda do të largohet nga Vllaznia. Sulmuesi shkodran do të mbyllë aventurën e tij me shkodranët, disi në mënyrë të papritur. Në ndeshjen miqësore përballë Olimpija Ljubljana, Gruda nuk ishte as në pankinë.
Ndërkohë që burime për “Newsport.al”, bëjnë me dije se sulmuesi 25-vjeçar është pranë kalimit te Egnatia. Klubi rrogozhinas është gati të paguajë për të siguruar shërbimet e Grudës, pasi ky i fundit është në kontratë me Vllazninë deri në verën e vitit 2026.
Paraprakisht përflitet se sulmuesi i Vllaznisë ka rënë dakord me Egnatian për një kontratë 3-vjeçare. Megjithatë, duhet të pritet deri në një moment të dytë, kur të ketë akord edhe mes dy klubeve të Superiores.
Poll