Në fushën stërvitore të Kombëtares Shqiptare pranë Liqenit Artificial ka qenë një ditë speciale. Aty nuk zbriti të kryente stërvitje skuadra kombëtare nën drejtimin e Sylvinho. Por zbritën veteranët e kombëtares për të zhvilluar një seancë stërvitore.
Trajneri Sulejman Mema u pa duke trajnuar ish-lojtarët e kombëtares kuqezi si Ervin Fakaj, Nevil Dede, Jahmir Hyka, Gentian Muça, Endri Vrapi etj. Synohet që kjo kombëtare të luaj ndeshje miqësore dhe në turne ndërkombëtar.
Postimi i FSHF:




̈ ̈ ̈, :
“Kemi planifikuar të grumbullojmë lojtarë nga një grup-moshë e caktuar, që të bëjë paraqitje sa më të mira. Jemi ne tratativa të luajmë me Gjermaninë. Lojtarët do të mblidhen të paktën një herë në javë për t’u stërvitur në Shtëpinë e Futbollit”.

:
“Është diçka shumë pozitive, jo vetëm për faktin se do të vijmë këtu dhe do të stërvitemi për të përfaqësuar përsëri edhe në këtë moshë ekipin Kombëtar”.

:
“Jam i bindur se do të jetë diçka e bukur që Shqipëria të ketë gjithmonë një kombëtare veteranësh, duke vlerësuar e kujtuar me këtë iniciativë edhe futbollistët që kanë dhënë kontribut për kombëtaren në të kaluarën”.




Poll