
Myrto Uzuni po konfirmon formën e mrekullueshme që po kalon me skuadrën e Granadas. Sulmuesi kuqezi e nisi nga minuta e parë sonte në ndeshjen kundër Gijon. Në minutën e 7-të të takimit, beratasi shërbeu për Puertas, teksa ky i fundit çoi topin në rrjetë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e dhjetë të LaLiga 2 në Spanjë, ndërsa Uzuni e ka nisur menjëherë me një asist. Pritet me interes të shihet nëse lojtari kuqezi do të arrijë të shënojë sonte, teksa në përballjet e fundit ka qenë vendimtar me golat e tij.
Poll