Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ La milionat e sheikëve për rikthimin e bujshëm, Rey Manaj prezantohet në Turqi si hero

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ La milionat e sheikëve për rikthimin e bujshëm, Rey
Rey Manaj

Tashmë gjithçka është zyrtare, Rey Manaj prezantohet te Sivasspor. Sulmuesi 28-vjeçar vendosi që të largohej nga Sharjah FC pas 6 muajsh, për t’u rikthyer tek Sivasspor në Ligën e Parë turke.

Me këta të fundit, lushnjari ka firmosur kontratë 3.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që për shërbimet e tij, klubi turk s’ka shpenzuar, pasi Manaj shkëputi kontratën me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare u kthye në idhull te Sivasspor në sezonet e fundit. Në 63 ndeshje që ka luajtur me ta, Manaj ia ka dalë që të shënojë 34 gola e të asistojë në 8 të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sivasspor (@sivasspor)

Poll

Lexo gjithashtu