
Roma ia ka dalë të përmbysë Veronën në takimin e javës së 12-të të Serie A. Ekipi i Jose Mourinhos me 3 pikët e arritura është katapultuar në vendin e 4-të të renditjes. Kryeqytetasit nuk e kishin aspak të lehtë këtë fitore, por pas ndëshkimit me të kuqe nga polaku Dawidowicz
Goli për të zotët e shtëpisë u realizua në minutën e 27 të takimit nga Dawidowicz. Festa e mbrojtësit polak nuk zgjati shumë pasi pas vetëm 9 minutave është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Zaniolo, i cili solli barazpeshën në fundin e pjesës së parë.
Verona thellon krizën duke mos njohur fitore prej 7 javësh. Roma me Volpato dhe El Shaarawy ka arritur që të marrë 3 pikët vetëm në fundin e takimit.
VIDEO:
27' Goli i Dawidowicz
36' Kartoni i kuq i Dawidowicz
45'+2' Goli i Zaniolo