
Interi ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Veronas. 45 minutat e para të sfidës së vlefshme për javën e 19-të të Serie A janë mbyllur me avantazhin minimal 1-0 të Interit.
Golin e vetëm e shënoi kapiteni, Lautaro Martinez në minutën e 13’ të sfidës. Pas një pasimi perfekt të marrë nga Mkhitaryan, argjentinasi nuk gaboi përballë portierit kundërshtar, duke e dërguar topin në rrjetë.
Kujtojmë që këtë sfidë Kristjan Asllani e ka nisur nga stoli. Pritet të shihet, nëse Inzaghi në pjesën e dytë do ta aktivizojë apo jo mesfushorin e Kombëtares.
Goli i Lautaros. (VIDEO)
Poll