Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ U mundua, luftoi, por nuk ia doli, Partizani largohet me “kokën lart” nga Europa

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U mundua, luftoi, por nuk ia doli, Partizani largohet me

PARTIZANI 1-1 ASTANA (Bintsouka 25') (Tomasov 46')

Partizani nuk ia del. Kampionët e Shqipërisë janë eleminuar në fazën “Play-Off” të Conference League përballë Astanës. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” nuk mjaftoi rezultati 1-1, pas humbjes 1-0 të Partizanit në sfidën e parë.

Një ndeshje e luftuar dhe e nisur mjaft mirë nga “Demat”, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 25’ me anë të Bintsouka. 20-vjeçari nga Kongo fluturoi në ajër duke goditur me kokë dhe duke shënuar një gol mjaft të bukur. Pjesën e parë, Partizani e mbylli pikërisht në avantazh 1-0.

Me nisjen e pjesës së dytë të besuarit e Zoran Zekiç “u hutuan” duke pësuar në 50 sekondat e para. Një gol që uli shumë ritmin e lojës së Partizanit dhe nuk i la të reagonte. Pavarësisht rasteve të tjera, të kuqtë nuk arritën të bënin diçka konkrete.

Gjithsesi me ndeshjen e sotme Partizani ka treguar që është një ekip me kualitet, pa harruar që përballë kishte një ekip me eksperiencë si Astana.

Uefa Conference League

Play-Off: Ndeshja e kthimit

Stadiumi: Elbasan Arena

Arbitër: Abdulkadir Bitigen (Turk)

Formacionet Zyrtare:

Partizani: Qirko; Atanaskoski – Kocijan – Sota – Hadroj; Maguette – Bilali; Cara – Murataj – Rrapaj; Bintsouka / Trajner: Zoran Zekiç

Astana: Condric; Amanovich – Marochkin – Beysebekov; Vorogovskiy – Ourega – Loncar – Ebong – Hovhannsiyan; Tomasov – Darboe / Trajner: Grigoriy Babayan

-Përfundon sfida

87' Sota nuk shënon dot, topi shkon me fat në duart e portierit të Astanës

66' Astana humbet shansin e artë me portën bosh, Partizani beson te kualifikimi

62' Bintsouka me shansin e artë, Partizani pranë golit të dytë

46' Partizani nis keq pjesën e dytë, 50 sekonda i mjaftojnë Astanës për të barazuar

-Përfundon pjesa e parë e sfidës

44' Pano Qirko protagonist, i mohon golin e sigurt Astanës

43' Rrapaj shumë pranë dyfishimit të shifrave

25' Gooooool!!!! Bintsoukaaaaaaaa, 1-0 Partizaniiii

20' Rrapaj provon përsëri, topin shkon ngjitur me shtyllën

15' Cara pranë golit pas super pasimit nga Bintsouka

14' Nuk kuptohen me njëri-tjetrin mbrojtësit e Partizanit, Astana pranë golit

13' Sota tenton me kokë, por portieri kundërshtar kontrollon topin pa probleme

10' Rrapaj tenton, por goditja e tij bllokohet

7' Atanaskoski pranë golit të avantazhit

1’ Partizani kërkon historinë, starton sfida në “Elbasan Arena”

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga