Tefik Osmani tregon klas dhe siguri edhe në mesfushë. Që prej ardhjes së trajnerit Ilir Daja te Skënderbeu, shtatlarti i korçarëve është pozicionuar para mbrojtjes në rolin e "kontrollorit".
Kundër Teutës, jo vetëm që shfaqi siguri, por dhuroi edhe momente spektakli duke dribluar disa kundërshtarë për të avancuar drejt sulmit i vetëm.
Një moment që Tefik Osmani ka preferuar ta shpërndajë si video në profilin e tij në Facebook, ndërsa si gjithmonë duke përdorur edhe sensin e humorit duke shkruar: "Nuk lejohet për të rinjtë, kurse për ju të tjerët është shumë e vështirë, mos e provoni".
https://www.youtube.com/watch?v=XI9Ib0R_HVg&feature=youtu.be
Poll