Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Trajneri i Superligës fyen Qeqa Krelanin: S'merr vesh nga futbolli, di vetëm të palosësh... (DEBATI)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Trajneri i Superligës fyen Qeqa Krelanin: S'merr vesh nga

Xhirroja e 28 e Superligës në Kosovë është komentuar në Duelin Sportiv në Radio Televizionin e Kosovës. E ftuar në panel ka qenë edhe gazetarja Qëndresa Krelani dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Ky I fundit është përplasur me gazetaren, duke e kaluar debatin në nivel personal.

Pas kritikave për pozicionin dhe lojën në fushë që gazetarja i bëri trajnerit, Batatina ka "shpërthyer" duke i thënë se ajo nuk merr vesh nga futbolli dhe është vetëm për të palosur gazetat. Për shkak të situatës që gjendet Llapi, Batatina e ka marrë drejtimin e skuadrës në 2013 dhe është trajneri më jetëgjatë në Kosovë, pa ia dalë ta çojë klubin te titulli kampion.

"Unë mendoj se besimi ndaj teje si trajner ka humbur shumë, shumë moti. Më trego zoti Batatina, kur vazhdimisht ke këto lloj rezultatesh (të dobëta); më trego cilat janë objektivat? A është Evropa?" e pyeti Krelani trajnerin e Llapit.

"Ti ose nuk je në botën e futbollit në Kosovë. Çfarë gazetare je ti që nuk e di se në çfarë pozite ndodhet Llapi? Ju nuk e dini. Si mund të thuash një skuadër nuk është brenda objektivave kur është afër finales së Kupës së Kosovës? Nuk besoj që ti je në gazetari apo që e përcjell futbollin, sepse duhet ta shohësh ndryshe... në gazetari ti mund të palosesh gazeta ose të pastrosh, por jo ta analizosh futbollin në këtë mënyrë... po të isha menaxher i juaji do të të lija të palosesh vetëm gazeta", u përgjigj trajneri.

"Niveli juaj si trajner është minues zero. Po t'i kishte rezultatet tuaja një trajner tjetër, do ta kishte humbur punën, por përparësia juaj është që i ke vëllezërit në klub (pronarë) dhe ti bën çfarë të duash. Dikush tjetër do të skuqej pak", mbylli fjalën gazetarja kosovare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga