
Kupa e Turqisë ka vënë përballë Fenerbahcen dhe Istanbulsporin në fazën e 1/16. Ndeshja e cila përfundoi me shifrat 3-1, mundëson kualifikimin e Fenerbahce për në turin tjetër. Jetmir Topalli arriti të linte firmën e tij në këtë takim duke realizuar golin e “nderit” për Istanbulsporin.
Ndeshja e cila nisi furishëm nga Fenerbahce ku brenda pjesë së parë ka realizuar dy herë. King në të 31’ dhe Batshuayi në të 34’ kanë qenë autorët e golave. Me startin e pjesës së dytë ishte përsëri Batshuayi i cili trefishoi shifrat në të 54’ duke bërë të pamundur kualifikimin e Istanbulspor.
Në minutat e fundit të takimit ishte Jetmir Topalli i cili arriti të realizonte golin e vetëm për Istanbulsporin, ku pas një gjuajtje të fortë nga larg, Topalli u gjend në vendin e duhur për të çuar drejt rrejtës topin.
VIDEO: