
FT / Tirana 3 - 1 Vllaznia (Zhivanaj 24' (og) / Seferi 8', Totre 39', Xhixha 49')
Tirana ka fituar 3-1 me Vllazninë për javën e 34 në Superligë. Sfida e “Selman Stërmasi” ka parë bardheblutë të uritur, paçka se e kanë siguruar titullin kampion në Superligë.
Ndeshja është zhbllokuar pas tetë minutash nga Seferi, teksa Zhivanaj me autogol do vendoste ekuilibrat në fushë. Fundi i pjesës së parë solli golin e Totre, me bardheblutë që u rikthyen në epërsi.
Edhe pjesa e dytë ka folur për vendasit, që kanë shënuar të tretin me Xhixhën në të 49 minutë për të vulosur tri pikët. Kartona të kuq për Zhivanaj dhe Gurishtën në këtë duel.
Tanimë Vllaznia do duhet të provojë në dy javët e mbetura për objektivin Europë, me bardheblutë që duket se nuk kanë kundërshtarë as në fazën finale të sezonit.
Kategoria Superiore, java 34 - 17:15
Stadiumi: Selman Stërmasi
Arbitër: Kreshnik Cjapi
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Najdovski, Zhivanaj, Behiratche, Përgjoni, Ismajlgeci, Hoti, Totre, Toli, Xhixha, Seferi Trajner: Orges Shehi
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Aralica, Çoba Trajner: Elvis Plori
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet 3-1 ndeshja.
90' Katër minuta shtesë.
76' Gurishta merr karton të kuq. Kapiteni i Vllaznisë ndërhyn me faull ndaj Seferit, që ishte përballë Zogovic.
72' Bekaj pret bukur një goditje dënimi, vijon 3-1 ndeshja.
68' Zhivanaj del nga loja me karton të kuq. Tirana me 10 lojtarë.
49' GOOL! Redon Xhixha shënon golin e tretë te Tirana. Asist fantastik nga Seferi, me Xhixhën që nuk fal përballë Zogovic.
45+3' Mbyllet 2-1 pjesa e parë.
45' Tre minuta shtesë.
39' GOOL! Totre rikthen në epërsi Tiranën pas një aksioni të bukur. Mesfushori kalon topin mbi Zogovic.
35' Zogovic ndal Seferin, e pabesueshme cfarë rasti humbet sulmuesi i Tiranës.
24' GOOL! Vllaznia barazon shifrat, Zhivanaj dërgon topin në rrjetën e tij.
20' Seferi rrëzohet në zonë, Cjapi akordon 11 metërsh por e anullon pas konsultimit dhe shikimit në VAR.
8' GOOL! Seferi zhbllokon shifrat pas tetë minutash lojë. Kontroll i bukur nga sulmuesi që nuk fal.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.