Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Benet Beci sfidon FSHF-në për Vllazninë, kryebashkiaku i Shkodrës flet me shifra “stratosferike” për titullin kampion (PREMIOJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Benet Beci sfidon FSHF-në për Vllazninë, kryebashkiaku i
Benet Beci dhe skuadra e Vllaznisë

Benet Beci ka deklaruar se Bashkia e Shkodrës do të japë 150 milionë lekë në rast se Vllaznia do të shpallet kampione e Shqipërisë në këtë edicion të Superiores. Kryebashkiaku, përmes një postimi në facebook-un e vet, shkruan se ka propozuar shumë e mësipërme për këtë arritje të mundshme të kuqebluve.

Sot, ata do të përballen me Partizanin, një sfidë mjaft e rëndësishme për objektivin e tyre madhor. E disa orë para ndeshjes me të kuqtë, është Benet Beci që siç duket ka sfiduar edhe Federatën Shqiptare të Futbollit me premion e premtuar.

Kujtojmë që shpërblimi nga ana e FSHF-së për kampionen e Shqipërisë është 100 milionë lekë të vjetër, ndërsa në Shkodër duken se janë gati të hapin thesin për ta shndërruar në festë të vërtetë trofeun e titullit kampion. Në facebook-un e vet, Beci shkruante:

"Kam propozuar një premio të veçantë prej 15 milion lek të reja për Vllazninë në rast të shpalljes kampione, si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti. Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë.

Sot Vllaznia përballet me Partizanin në një tjetër finale shumë të rëndësishme në këto javë vendimtare të kampionatit. Një ndeshje që vlen shumë dhe që na bashkon të gjithëve në mbështetje të skuadrës së qytetit tonë.
Forca djem! E gjithë Shkodra është me ju!"

Poll

Lexo gjithashtu