Tirana 3-1 Skënderbeu
Kategoria Superiore: Java 3
Stadiumi: Selman Stërmasi
Arbitër: Erjon Bastari
Formacionet Zyrtare:
Tirana (4-3-3): Lika; Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Lushkja; Hasani, Kaina, Latifi. Trajner: Orges Shehi
Skënderbeu (3-5-2): Alia; Ramos, Prençi, Randi; Frashëri, Liço, Rabiu, Yuri, Shaqe; Rashica, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Komenti minutë pas minute:
90+8' Përfundon ndeshja.
90+8' Florent Hasani mbyll llogaritë, 3-1 për Tiranën.
90' Akordohen 7 minuta shtesë.
84' Ilion Lika kthehet në mbrojtës, largon i pari topin dhe shpëton Tiranën.
76' Klevi Qefalija shënon golin e parë me fanellën e Tiranës, bardheblutë përmbysin rezultatin me talentin e tyre.
70' Rast i artë në këmbët e Hasanit, Tirana shumë pranë përmbysjes.
64' Predhë e Dean Liços nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën.
53' Pretendim për penallti te Tirana, Doka rrëzohet në zonë por gjyqtari vijon lojën
46' Nis pjesa e dytë.
45+5' Mbyllet pjesa e parë.
44' Krosim i Përgjonit dhe Kaina Nunes, Tirana gjen golin e barazimit.
42’ Latifi nga e majta tenton të nisë Hasanin në krahun e djathtë por i jep më shumë forcë se sa duhet topit që shkon në fundore.
38’ Liço ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Jonuzit në gjysmëfushën kundërshtare.
34' Hoxhallari provon nga faulli, topi ndalet nga portieri.
27’ Ndalesa për t’u freskuar lojtarët dhe dëmtimet në këto minuta kanë ulur ritmin e ndeshjes, me korçarët që thjesht po mendojnë që të mbajnë sa më larg katërkëndorit vendasit.
21’ Tjetër top në thellësi për Latifin, Frashëri e bllokon dhe Alia mbërthen sferën në tokë.
12' Goditje dënimi për Tiranën pranë vijës së zonës, gjuan Latifi por topi përplaset në mur.
9' Mrekullia e Marko Alias i mohon golin e barazimit Tiranës.
8' Tirana kërkon barazimin, Doka, Hasani dhe Lushkja kombinojnë në zonë por pa arritur të finalizojnë.
2' Skënderbeu kalon në avantazh, Nikaj ndëshkon Tiranën.
1' Fillon ndeshja.