
Tirana 3-0 Teuta
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinale: Ndeshja e parë
Stadiumi: Elbasan Arena
Gjyqtar: Olsid Ferataj
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Behiratche, Lulaj, Përgjoni; Hila, Aleksi, Lushkja; Haxhiu, Hasani, Gjumsi. Trajner: Orges Shehi
Teuta (3-5-2): Qirko; Jazxhi, Qaqi, Kouro; Marku, Kallaku, Beqja, E.Vila, Gjinollari; Gruda, L.Vila. Trajner: Edi Martini
Komenti minutë pas minute:
90+4' Përfundon ndeshja, Tirana fiton pastër dhe shkon me një këmbë në finale.
90' Gruda godet shtyllën, i pafat sulmuesi.
80′ Marku provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
72' Regiii LUSHKJAAA, Tirana mbyll llogaritë me golin e tretë
70' Pretendime për penallti nga të dyja ekipet, por VAR nuk gëzon asnjë dhe vazhdon lojë.
65' Bruno Lulaj gjen golin e dytë, Behiratche asist me kokë.
62' Krosim i Lushkjes gjen Hilën që me kokë fut një top në zonë për Lulajn. Por mbrojtësi nuk tregohet i saktë.
56' E djathtë potente e Haxhiut me të parën, por Qirko fantastik sërish.
54' Lushkja provon diagonal por Qirko i kujdesshëm kontrollon topin.
48' Hasani nxjerr para portës Gjumsin por goditja e sulmuesit lë për të dëshiruar, me Qirkon që largon topin.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
43' Florent HASANI rikthehet te goli, Tirana në avantazh ndaj Teutës.
41' Goditje potente e Hilës me të majtë nga distanca, por Qirko bën edhe njëherë shpëtimtarin.
37' Aksion i mirëndërtuar nga Teuta, kombinime mes Vilave, pastaj Gjinollari kroson në zonë ku Përgjoni arrin të largojë topin me kokë.
31' Krosim me trajektore të kërcënuese nga Lushkja, topi fluturon drejt kuadratit por Qirko arrin të grushtojë.
24′ Gjumsi provon me një gjuajtje me të djathtën, por Qirko arrin t’i mohoj golin sulmuesit tiranas.
14' Krosim i lartë i Gjinollarit për Grudën, sulmuesi vrapon por i pari te topi arrin Bekaj.
5' Krosim i Hasanit nga faulli, largon mbrojtja durrsake por Lushkja godet me të parë me topin që devijohet nga muri i mbrojtësve.
1' Gjyqtari Ferataj fërshëllen bilbilin, fillon ndeshja në Elbasan.