Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tirana përmbys Skënderbeun me Ngoo, bardheblutë prekin titullin mes emocionesh në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana përmbys Skënderbeun me Ngoo, bardheblutë prekin

Skënderbeu 1-2 Tirana (Mensah 8' / Ngoo 71', 76')

NDESHJA/ Është mbyllur ndeshja Skënderbeu 1-2 Tirana. Bardheblutë kanë përmbysur korçarët me 2 gola të Ngoo, duke qenë me një dorë te titulli kampion. Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit, që kanë gjetur golin me anë të Mensah në të 11. Ndeshja ka qenë e luftuar në çdo cep të fushës, ndërsa fraksioni I parë është mbyllur me këtë rezultat.

Pjesa e dytë ka folur totalisht për bardheblutë, që I kanë marrë fushën dhe topin kundërshtarëve duke kërcënuar shpeshherë portën vendase. Është dashur minuta e 71 atëherë kur Ngoo do të barazonte shifrat dhe vetëm 5 minuta më vonë do të gjente golin e fitores, duke sjellë festë në kampin e miqve. Me këtë fitore Tirana ruan diferencën prej 9 pikësh nga Kukësi ndjekës, ndërsa java e ardhsshme do t'I përplasë të dyja skuadrat në ndeshjen direkte.

Kategoria Superiore, java 31 - 20:00

Stadiumi: Skënderbeu, Korçë

Arbitër: Eldorian Hamiti

Formacionet:

Skënderbeu: Koliçi, Dwumfour, Dita Pëllumbi, Imami, Mara, Daja, Elezi, Gripshi,  Mensah, Krasniqi Trajner: Ilir Daja
Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismailgeci, Batha, Çelhaka, Torassa, Cobbinah, Cale, Ngoo Trajner: Emmanuel Egbo

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet 1-2 ndeshja në Korçë

90+2' Hasani dhe Osmani në lojë, Batha dhe Ngoo jashtë

90' Katër minuta shtesë

80' Cobbinah godet nga jashtë zone, topi prek rrjetën e jashtme

76' GOOL! Ngoo gjen golin e avantazhit për Tiranën, përmbysin bardheblutë

71' GOOL! Michael Ngoo barazon shifrat

66' Bajram Jashanica hyn në vend të Dajës për vendasit

65' Muça ndëshkohet me karton të verdhë

62' Tirana e zhvendosur në gjysmëfushën e bardhekuqve

59' Cale rrëzohet, arbitri jep faull jashtë zone, protestojnë të dyja ekipet

57' Aksion 1-2 i Tiranës, Cobbinah nuk ia del të shënojë

52' Batha tenton nga goditja e dënimit, pret Kolici

48' Agustin Torassa ka rastin më të mirë për barazim, atgjentinasi bën të pamundurën

46' Nis pjesa e dytë në Korçë

45+1' Mbyllet 1-0 pjesa e parë

45+1' Ngoo assiston për Cobbinah, mbyllt Bruno Dita një gol të sigurt për bardheblutë

45' 1 minutë shtesë

45' Faull për Skënderbeun në mesfushë

44' Cobbinah tenton nga jashtë zone

38' Batha provon nga goditja e dënimit, pret Kolici

30' Faull nga Torassa pranë zonës së Tiranës, goditje dënimi për vendasit

28' Cale shfrenon fantazinë, goditja përfundon jashtë

24' Batha provon nga jashtë zone, topi devijohet në këndore

22' Mensah del i vetëm përballë Likës, sulmuesi godet mjaft keq

15' Batha humbet një rast të artë për barazimin

14' Bruno Dita merr karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Cale

8' GOOL! Mensah kalon në epërsi Skënderbeun pas një goditje këndi

7' Mensah merr karton te verdhe

5' Ndërhyrje e gabuar nga Dwunfur, mbrojtësi i Skënderbeut ndëshkohet me të verdhë

3' Muça kërkon Cale me një top të gjatë, nuk përfitojnë bardheblutë

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga