Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tirana nuk ndalet as në Kupë, 3 gola vendosin ndeshjen me Laçin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana nuk ndalet as në Kupë, 3 gola vendosin ndeshjen me

KUPA E SHQIPËRISË, TIRANA - LAÇI 3 - 0

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Marveje, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Xhixha, Mane. Trajner: Besnik Prenga

Komenti minutë pas minute:

90' Kemi ardhur në fundin e takimit, Tirana kryeson bindshëm 3-0 ndaj Laçit. Arbitri ka dhënë 3 minuta shtesë, por që nuk kanë sjellë asnjë ndryshim. Mbyllet kështu takimi i parë çerekfinal dhe e sheh veten me një këmbë në gjysmëfinale. Gjithsesi, mbetet për t'u parë çfarë do të ndodhë në takimin e kthimit.

73' Tirana shënon të tretin. Edon Hasani dërgon topin në rrjetë.

65' Majkëll Ngoo dyfishon shifrat.

62' Kobina tenton gjuajtjen, por portieri Selmani tregohet i gatshëm.

53' Majkëll Ngoo kalon Tiranën në avantazh.

49' Turtulli provon me kokë, por topi kalon ngjitur me portën.

46' Starton pjesa e dytë në "Selman Stermasi" mes Tiranës dhe Laçit.

45' Mbyllet pjesa e parë në "Selman Stermasi". Asnjë prej skuadrave, si Tirana, por edhe Partizani nuk ka gjetur golin.

40' Përsëri gabon anësori. 3 gabime radhazi. Ngre flamurin, por në asnjë moment nuk ka patur të drejtë.

39' Gabon përsëri anësori. Ngoo nuk është pozicion jashtë loje, por flamuri ndal lojën

36' Xhixha kapet për pozicion jashtë loje, por nga pamjet duket se lojtari është në rregull.

33' Hoxhallari tenton nga distanca, por topi përfundon jashtë portës.

30' Kalojnë 30 minutat e para të ndeshjes. Tirana është më kërkuese, por që në fakt goli ende nuk ka ardhur.

23' Tirana bën një aksion të rrjedhshëm dhe në fund Maveje tenton gjuajtjen drejt portës, por që në fakt nuk sjell asnjë rrezik për portierin Selmani.

11' Kobina dërgon topin në qendër, por Ngoo nuk përfiton dhe mbrojtësit e Laçit e nxjerrin topin në goditje nga këndi, por që nuk sjell asnjë rrezik.

3' Hoxhallari e ka kapur topin me dorë brenda zonës, por që në fakt arbitri nuk jep penallti.

1' Starton ndeshja në "Selman Stermasi". Topi i parë shkelmohet nga Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga