 
Bylis - Tirana 0-0
Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Ndreca, Nebihu, Janku, Lorran, Ntephe, Hadroj, Desançiç, Beji, Carkanji Trajner: Velkjo Dovedan
Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Toshevski, Hoxhallari, Vangjeli, Batha, Celhaka, Torasa, Gyamfi, Seferi Trajner: Orges Shehi
Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj
Ndeshja: Një sfidë e luftuar fort nga Tirana, por Bylis nuk i lejon shënimin e golit. Pano Qirko është në ditën e tij më të mirë dhe çdo rrezik kundërshtar neutralizohet pikërisht nga ai. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi tenton në çdo formë për të shënuar duke sulmuar sistematikisht mallakastriotët. Dovedan nga ana tjetër e vendos mirë në fushë ekipin e tij duke ndalur në këtë mënyrë Tiranën. Pas kësaj ndeshje, bardheblutë ngjiten në kuotën e 50 pikëve, ndërsa ballshiotët qëndrojnë në vendin e 8-të me 30 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar. 
83'- Kale shumë pranë golit. Gjuan braziliani, por sfera përfundon jashtë portës.
73'- Kristi Vangjeli provon me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit. 
66'- Erion Hoxhallari ndërhyn keq ndaj kundërshtarit. Bajramaj nuk heziton dhe jep karton të verdhë për mbrojtësin e majtë,
59'- Ndërhyn Dovedan. Në fushë Mehmetllari, largohet i dëmtuar Ndreca. 
46'- Nis pa ndryshime pjesa e dytë në "Adush Muça".
45'- Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.
40'- Vangjeli provon të krosojë, por sfera shkon në drejtim të Pano Qirkos. 
27'- Tirana sërish pranë golit. Gjuan Gyamfi, pret Qirko dhe topi ndalet mbi vijë fatale.
23'- Moment i mirë për Tiranën. Taulant Seferi ka mundësinë e artë për të shënuar, por nuk arrin ta çojë topin në rrjetë i vetëm me portierin Qirko. 
21'- Idi Batha provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit të Qirkos. 
10'- Goditje dënimi për bardheblutë. Kroson mirë Batha, gjuan bukur Hoxhallari me kokë, por Pano Qirko bën mrekullinë.
2'- Këndore për Tiranën. Gjuan Batha, por njëri nga lojtarët bardheblu pengohet në afërsi të zonës. 
1'- Topi i parë shkelmohet nga bardheblutë. 
 
                                 
 
 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       