Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur përsëri për arbitrat në LaLiga, duke u shprehur se ata ndihmojnë Real Madrid. Për të disatën herë, kreu i klubit katalanas vazhdon që të hedhë akuza.
Sipas Laporta-s, presidentë të komitetit të gjyqtarëve, kanë qenë të lidhur ngushtë me Realin.
“Gjithmonë kam ndjerë se ne duhet të jemi shumë më superiorë, sepse gjyqtarët nuk na favorizojnë. Këtu duket sikur gjithmonë e ndihmojnë Real Madrid, është e dukshme.
Tani kritikojnë që ne kemi punësuar dikë që ka qenë nënkryetar, ndërsa ata kanë pasur presidentë të komitetit të gjyqtarëve të lidhur me Madrid”, është shprehur Laporta.
Poll
