
Kukësi 0-2 Tirana
Kategoria Superiore: Java e 4-të
Stadiumi: Kukës Arena
Arbitër: Indrit Myrtja
Formacionet Zyrtare:
Kukësi (4-3-3): Tafas; Lamçe, Reçi, Zhongo, Duka; Basha, Momoh, Fejzaj; Salami, Rivas, Smajli. Trajner: Stavri Nica
Tirana (4-3-3): Lika; Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni; Lushkja, Jonuzi, Hila; Hasani, Latifi, Kaina. Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90+9' Përfundon ndeshja.
90+7' Mario Beshiraj shënon një supergol, ngushtohet rezultati nga ish-i i Tiranës.
90' Akordohen 5 minuta shtesë.
81' Tirana shënon golin e dytë, Albi Doka tund rrjetën dhe nis festën me tifozët.
70' Hasani godet portën dhe Tafas devijon në këndore, por gjyqtari akordon një faull në zonë për Kukësin.
63' Beshiraj godet me kokë drejt portës, por Lika bën mrekulline duke pritur topin në dy kohë.
52' Krosim i Hasanit nga goditja e këndit, Ardit Hila ndëshkon ish-skuadrën dhe i jep avantazhin Tiranës.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
45+3' Rasti i parë i rrezikshëm, Rivas futet bukur në zonë dhe godet me të majtën duke gjetur të gatshëm portierin Lika.
27′ Kaina tenton të godasë me kokë, por shkakton faull brenda zonës ndaj Lamçes.
21′ Kaina provon me kokë, por tentativa e tij shkon shumë larg kuadratit.
20′ Latifi kroson rrezikshëm në zonë, por Zhongo devijon topin në goditje këndi.
15′ Skuadrat studiojnë njëra-tjetrën me topin që qarkullon nga cepi në cep.
1' Në "luftë" për 3 pikët, nis sfida Kukësi - Tirana.