
Teuta 2-2 Tirana (Lloci 79', 82' / Lushkja 25', Abazaj 50')
Superiore: Java 20
Stadiumi: Niko Dovana
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet zyrtare:
Teuta (3-4-3): Dema; Gjini, Jazxhi, Kotobelli; Kruja, Beqja, Daja, Peposhi; Çyrbja, Faust, Fili. Trajner: Edi Martini
Tirana (4-3-1-2): Abdullahi; Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Meta, Deliu; Lushkja; Haxhiu, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
87' Reagim i ashpër i Albi Dokës, Hamiti e nxjerr me karton të kuq. (VIDEO)
82' Perseri Lloci, Tetua gjen golin e barazimit (VIDEO)
79' 10 minuta 'frike' te Tirana, Teuta rihap ndeshjen me golin e Llocit (VIDEO)
74' Fili godet në hyrje të zonësdhe bllokohet nga Lulaj, Lloci rigjuan topin e kthyer mbrapsht dhe tentativa e tij prek lehtë traversën.
68' Fantastik Abdullahu, pret goditjen e Llocit brenda zonës. (VIDEO)
64' Tentativë nga distanca e Regi Lushkjes, sfera shkon jashtë portës.
63' Haxhiu 1v1 me Kotobellin, tenton driblimin, por mbrojtësi e detyron të largohet nga porta duke humbur rrezikun.
61' Klejdi Daci pranë golit, por devijimi i Përgjonit i mohon festën. (VIDEO)
50' Superaksion i Haxhiut dhe asist për Abazajn, Tirana shënon golin e dytë (VIDEO)
46' Nis pjesa e dytë, Fili godet brenda zonës, por topi devijohet nga mbrojtja.
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
41' Te Tirana nuk u besojnë syve, Abazaj humb rastin me portën bosh. (VIDEO)
33' E pabesueshme ç'bën Haxhiu, feston parakohe me topin që ndalet nga shtylla (VIDEO)
25' Supergol nga gjysma e fushës, Regi Lushkja kalon në avantazh Tiranën (VIDEO)
20' Kundërsulm i Filit, pason për Faust që tenton driblimin e më pas i lë topin Çyrbjes, por ky i fundit bllokohet nga mbrojtja bardheblu.
13' Fili brenda zonës provon goditjen, por bllokohet nga Lulaj i cili i merr edhe rivënie fundore.
5' Krosim i lartë dhe Gjini fut topin me kokë në qendër, FIli provon goditjen , por nuk koordinohet si duhet. (VIDEO)
2' Fili driblon Lulajn dhe futet në zonë, pason për Faust i cili bllokohet nga Përgjoni.
1' Fillon ndeshja në Durrës, ekipet kërkojnë fitoren.