
Kanë përfunduar 90 minutat e gjitha ndeshjeve të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. 20 skuadra kanë zbritur në fushë prej orës 14:00 duke vendosur verdiktet për skuadrat që shkojnë në turin e dytë të Kupës.
Veç Vllaznisë e Flamurtarit dhe Tomorit me Burrelin që vijojnë të luajnë në “extra- time”, gjithë skuadrat e tjera kanë mbyllur llogaritë. Tirana barazoi 2-2 me Veleçikun por u kualifikua më tej falë fitores së parë 3-0.
Po ashtu edhe Partizani që sot triumfoi 2-0 ndaj Orikut. Nuk ka pasur surpriza nga ekipet e Superiores të cilat kanë shkuar thuajse të gjitha më tej, veç shkodranëve dhe vlonjatëve që do t’i ndajnë llogaritë në kohën shtesë. Më poshtë njihuni me gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.
REZULTATET, TURI I PARË I KUPËS SË SHQIPËRISË:
Tirana - Veleçiku 2-2
Zhivanaj 43', 85'; Hajdari 38', 42'
Partizani - Oriku 2-0
Menich 42', Skuka 64'
Kukësi - Labëria 2-0
Bytyçi 58', Moraes 75'
Egnatia - Shkumbini 3-0
Camaj 34', 72', Lurentino 81'
Erzeni - Turbina 4-0
Thierno 35', Oliveira De Souza 51, 77'', Isteri 67',
Vora - Kastrioti 0-0
Korabi -Besa 3-0
Beshiraj 51', 67', Tabaku 55'
Skënderbeu - Maliqi 3-0
Becka 67', Abubakar 73, Pecani 80'
120' Tomori - Burreli 2-0
Sharagolli 56'
120' Vllaznia - Flamurtari 3-0
Juric 51', Aralica, Kruja