Tirana-Kukësi 2-1
Formacionet zyrtare
Tirana: I. Lika, Hoxhallari, Domgjoni, Muça, Doka, G. Lika, Merveille, Daja, Taku, Ede, Halili
Kukësi: Koçi, Hallaçi, Shameti, Memini, Rrumbullaku, Karioka, Lena, Musolli, Imami, Guri, Pejiç
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Paulin Simoni, Ridiger Cokaj
Ndeshja: Një sfidë e bukur e luftuar nga të dyja skuadrat. Tirana ishte më këmbëngulëse teksa arriti të shënonte dy herë në portën e Kukësit. Halili shënon golin e parë në minutën e 29′ dhe më pas në të 46′ Taku dyfishon rezultatin.
Verilindorët arrijnë të shënojnë golin e vetëm në minutën e 47, pasi përfituan nga një gabim i Ilion Likës. Imami shkarkon të djathtën e tij dhe portieri bardheblu detyrohet ta njerrë topin nga rrjeta. Kështu mbyllet kjo ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
1′- Topi i parë shkelmohet nga bardheblutë.
5′- Loja zhvillohet në mesin e fushës, teksa skuadrat studiojnë njëra-tjetrën.
7′- Bardheblutë fitojnë një goditje dënimi, e cila ekzekutohet nga Erjon Hoxhallari. Mbrojtësi i majtë gjuan fort, por sfera përfundon ngjitur me traversën.
10′- Goditje dënimi për skuadrën e Kukësit. Lena hedh një top në formë harku, por mbrojtja e Tiranës është në pozicion.
15′- Mbyllen 15 minutat e para, asnjë goditje në portë nga asnjëra skuadër.
21′- Këndore për Tiranën. Lika hedh topin në zonën e Kukësit, por Taku shkakton faull në dëm të verilindorëve.
27′- Hoxhallari godet prirët në kuadratin e Koçit, por portieri i kuksianëve është në pozicion.
29′- Asion Daja hedh një top në zonën e Kukësit, ku sulmuesi Halili shënon golin e avantazhit.
34′- Kukësi ishte pranë golit të barazimit, por Ilion Lika bën mrekullinë.
43′- Verilindorët ushtrojnë presing, por mbrojtja bardheblu është e ngjeshur.
45 + 1′- Këndore për Tiranën. Afrim Taku gjuan dhe topi i goditur prej tij përshëndet rrjetën e Kukësit.
46′- Nis pjesa e dytë. Asnjë ndryshim në kampet respektive. Topi këtë radhë shkelmohet nga verilindorët.
48′ Kukësi shënon golin e parë.Lika shkelmon një top keq, dhe Imami gjuan nga jashtë zone duke ngushtuar diferencën.
52′- Tirana është pranë golit të tretë. Taku gjuan prirët në hyrje të zonës së Kukësit, por topi i goditur prej tij përfundon në traversë.
58′- Emini detyrohet të lërë fushën i dëmtuar.
60′- Kukësi është më kërkues në këtë pjesë të dytë. Megjithatë të besuarit e Josës zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e tij duke mos lënë verilindorët të fitojnë terren.
65′- Ritmi i lojës bie, teksa zhvendoset të luhet në mesin e fushës.
71′- Merveille dëmtohet në mesin e fushës nga Edon Hasani. 18-vjeçari merr ndihmën e parë mjekësore. Për talentin e bardhebluve s’ka asgjë serioze.
75′- Kale ndëshkohet me të verdhë, megjithatë mesfushori kuksian nuk është i atij mendimi.
83′- Të besuarit e Gjokës mundohen të shtyjnë sërish para, por sërish haset vështirësi në mbrojtjen e Tiranës.
90′- Arbitri i katërt jep katër minuta shtesë dhe rezultati i sfidës mbetet i pandryshuar.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.