
Tirana 2 - 0 Bylis (Muçi 7', Hoxhallari 25')
NDESHJA/ Është mbyllur në "Selman Stërmasi" ndeshja e kthimit të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës 2-0 Bylis. Bardheblutë kanë bërë autokritikë për rezultatin dhe zhurmën që u bë për ndeshjen e parë në Ballsh, duke prekur kështu finale e Kupës së Shqipërisë.
Për bardheblutë shënuan Muçi në minutën e 7 dhe Hoxhallari në të 25 minutë. Tirana shkon kështu në finale e Kupës së Shqipërisë, duke pritur e qetë ndeshjen e orës 20:45 mes Teutës dhe Kukësit (0-0) për të mësuar kundërshtarin. Ndeshja finale do të luhet në 2 gusht në "Air Albania Stadium".
Ndeshja e parë (Bylis 2-1 Tirana) - Rezultati i përgjithshëm Tirana 3-2 Bylis
Kupa e Shqipërisë - Ndeshja e kthimit - 17:30
Stadiumi: Selman Stërmasi, Tiranë
Arbitër: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Astrit Mahmuti, Erjon Bastari
Formacionet:
Tirana: Lika, Ismajlgeci - Vangjeli - Hoxhallari - Doka, Batha - Torasa -Celhaka, Halili - Muçi, Ngoo Trajner: Emanuel Egbo
Bylis: Miraka, Sallaku - Shkalla - Hadroi - Janku, Ujka - Mellugja - Murataj, Ndreca, Ntephe, Peposhi Trajner: Velkjo Dovedan
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet ndeshja 2-0
90' Katër minuta shtesë
83' Largohet Marsel Ismajlgeci dhe Michael Ngoo, në fushë Elton Cale dhe Lancinent Sidibe për vendasit
81' Dovendan i Bylis largon Shkallën për Zongo
77' Vertikalizim për Mozzone, mbyll Lika në kufirin e zonës. Dëmtohet gardiani i Tiranës. Rrezikon Bylis
69' Ndreca surprizon Likën nga një goditje dënimi. Gardiani bardheblu i përgjigjet me të njëjtën monedhë, duke mbajtur bardheblutë në avantazhin e dy golave
68' Grent Halili i bën vend Muçës te Tirana
65' Kros i Murataj në zonë, Vangjeli spastron zonën dhe e çon topin në këndore. Rrezikon Bylis
62' Ernest Muçi i lë vendin Edon Hasanit te Tirana
53' Albi Doka shtyn nga e djathta, e gabuar goditja e mbrojtësit bardheblu
46' Mozzone dhe Malçi në fushë, në vend të Sallaku e Mëllugja. Byllis me marshin e pestë
45+2' Mbyllet 2-0 pjesa e parë
45' 2 minuta shtesë
41' Sallaku shytet me kokë në zonë, goditja e ballshiotëve përfundon jashtë
29' Bylis rrezikon brenda zonës, topi i goditur me kokë përfundon mbi traun e portës
25' GOOL Hoxhallari gjen golin e dytë për Tiranën
20' Muçi ka mundësinë e golit të dytë. Sulmuesi i Tiranës godet jashtë. Ngo priste në zonë
19' Sallaku godet me kokë, pret Ilion Lika
18' Kros në zonën e vendasve, Janku ka mundësi të mirë për të barazuar. Shpëton Tirana
11' Ndreca rrëzohet në zonën e Tiranës, arbitri vijon lojën. Protesta nga Dovedan dhe stoli i miqve
7' GOOL! Ernest Muci kalon Tiranën në avantazh
3' Hadroj shkakton faull në mesfushë, topi për vendasit
2' Tirana sheh drejt sulmit me Muçin dhe Torassën
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit