
Ndeshja Serbi – Zvicër është ndjekur me mjaft interes nga miliona sportdashës anëembanë botës. Megjithatë për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin kjo sfidë ishte mjaft e veçantë. Kësisoj në stadium “974” nuk kanë munguar as tifozët shqiptarë. Ata kanë qenë të pranishëm me flamujt kuqezi, ndërsa para takimit ka pasur përplasje mes tyre dhe serbëve.
Në një video të publikuar nga “Indeksi”, shihen që mbështetësit shqiptarë kapen verbalisht me tifozët e Serbisë. Duhet ndërhyrja e punonjësve të sigurisë që gjithçka të qetësohet. Për më shumë shihni videon e mëposhtme, ndërsa kujtojmë që Zvicra fitoi 3-2 me Serbinë duke u kualifikuar më tej.
Poll