
Tifozat Kuq e Zi festojnë sot 19-vjetorin e themelimit të tyre. Grupimi lindi në vitin 2003 nga tifozët besnikë të Kombëtares, Valentin Muhaxheri nga Peja, Anton Berishaj nga Tuzi, Artor Behluli e Burim Hana nga Prishtina, si dhe Faruk Halimi nga Shkupi. Me kalimin e kohës, ky grupim u bë më i madhi në trojet shqiptare me shumë tifogrupe të tjera nga trojet shqiptare.
Ditëlindja u festua sot në qytetin historik të Krujës me një show spektakolar ku u ndez i gjithë vendi. Atmosferë elektrizuese nën bustin e heroit kombëtar Skënderbeu, një atmosferë që Tifozat Kuq e Zi janë mësuar ta japin çdo ndeshje në tribunë duke mbështetur kombëtaren shqiptare.
Poll