
Shamrock Rovers 1-0 Teuta
Ndeshja e parë - Turi i 3-të - Conference League
Vendi: Dublin
Teuta nuk ia del në ndeshjen e parë të turit të 3-të të Conference League. Të besuarit e Edi Martinit u mposhtën 0-1 nga Shamrock Rovers, në një 90 minutësh ku rastet munguan.
Në pjesën e parë, miqtë rrezikojnë me Seferin, por gjuajtja e këtij të fundit bllokohet. Atëherë kur pritej vërshëllima e arbitrit, Emakhu dërgon topin në rrjetë. "Djemtë e detit" tashmë në pamundësi për të reaguar në minutën e fundit, do iu duhet të mendojnë për takimin e kthimit, që do luhet pas pak ditësh.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shamrock Rovers: Mannus, O'Brien, Lopes, Grace, Finn, Waatts, Towell, O'Neil, Scales, Gaffney, Mandroiu
Teuta: Frashëri, Arapi, Kotobelli, Dragarski, Todorovski, Daja, Karabeci, Kallaku, Vila, Jackson, Seferi
Minutë pas minute:
90-Mbyllet takimi.
90- GOLL. Shamrock realizon me Emakhu.
87- Faull. Irlandezët mund të rrezikojnë me këtë goditje denimi.
60-Vendasit rrisin presionin.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
39- Seferi ka mundësi për gol, por gjuajtja e tij bllokohet.
34- Karton i verdhë për Dajen.
25- Raste me pikatore nga të dyja skuadrat.
13- Top i gjatë për Seferin. Sulmuesi nuk e mbërrin dot.
6- Qarkullojnë topin iralndezët, duke u përpjekur për të gjetur hapësira.
1- Nis ndeshja.