
ANGLI – IRAN 6-2
Anglia (4-3-3) – Pickford; Trippier, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Bellingham, Mount; Saka, Kane, Sterling
Irani (5-3-2) – Beiranvand; Moharrami, Pouraliganji, Cheshmi, Hosseini, Mohammadi; Nourollahi, Karimi, Haji Safi; Jahanbakhsh, Taremi
Ndeshja: Anglia ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 6-2 kundër Iranit, sfidë e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Qatar 2022”. Anglezët s’e diskutuan në asnjë moment triumfin duke treguar se janë ata favoritë kryesorë për të fituar këtë trofe të rëndësishëm. Nga ana tjetër iranianët ishin të pafuqishëm përballë “Tre Luanëve” që morën 3 pikët e para në Grupin B.
Komenti minutë pas minute:
90+12'- Irani shënon golin e dytë. Ndërhyn VAR dhe penallti për iranianët. Taremi e shndërron në gol.
90'- Gjyqtari i katërt jep 10 minuta shtesë.
88'- Grilish shënon golin e gjashtë.
71'- Anglia shënon golin e pestë me Rashford. Vetëm pak sekonda në fushë, sulmuesi realizon në portën e Iranit.
65'- Irani ngushton diferencën me Taremin.
63'- Saka realizon golin e katërt për Anglinë. Kapitullon Irani.
46'- Starton pjesa e dytë.
90+14'- Mbyllet pjesa e parë.
45+1'- Rahem Sterling realizon golin e tretë. E papërmbajtshme Anglia.
43'- Anglia dyfishon rezultatin. Supergol nga Saka.
35'- Bellingham realizon golin e parë. 19-vjecari gjuan me kokë dhe tund rrjetën e Iranit.
32'- Harry Maguire pranë golit. Qendërmbrojtësi gjuan bukur me kokë, por sfera ndalet në tranversë.
29'- Anglia pranë golit. Mount gjuan me të djathtën, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
19'- Ndërrim i detyruar për iranianët. Beiranvand lë fushën i dëmtuar.
12'- Përplasje e fortë në zonën e Iranit. Beiranvand dëmtohet në hundë.
3'- Maguire kërkon penallti, por gjithcka e rregullt për gjyqtarin.
1’- Starton ndeshja e dytë e Botërorit.