Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tenis në Shkodër! Vllaznia 'shkërrmoq' Erzenin me 10 lojtarë dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tenis në Shkodër! Vllaznia 'shkërrmoq' Erzenin

Vllaznia 6-1 Erzeni

(Mala 13', Balaj 45', 108', Gomes 98', 114', 120' / Stojanovic 63'ag)

Kupa e Shqipërisë

Çerekfinale: Sfida e kthimit (1-2)

Stadiumi: Loro Boriçi

Arbitër: Orlando Kuka

Formacionet zyrtare:

Vllaznia (4-3-3): Mehidri; Smajli, Stojanoviç, Juric, Hakaj; Alivoda, Krymi, Boshnjaku; Malaj, Balaj, Gruda. Trajner: Qatip Osmani

Erzeni (4-3-1-2): Hasanbelli; Maliqi, Kacbufi, Atanda, Asani; Alba, Dakaj, Migone; Kahrimanoviç; Mihana, Kadriu. Trajner: Alfred Deliallisi

Komenti minutë pas minute:

120' GOL! Bruno Gomes plotëson 'Hat-Trick' personal dhe shënon golin e 6-të. (VIDEO)

114' GOL! Bruno Gomes shenon golin e 5-të, Çoba djeg krahun e majtë. (VIDEO)

108' GOL! Bekim Balaj shënon të katërtin dhe likuidon Erzenin. (VIDEO)

107' Mala godet diagonal nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.

106' Nis shtesa e dytë.

105+1' Mbyllet shtesa e parë.

98' GOL! Shpërthen festa në 'Loro Boriçi', Bruno Gomes shënon golin e 3-të. (VIDEO)

95' Krosim i lartë nga Hakaj dhe Bruno Gomes devijon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

90' Nis shtesa e parë.

90+5' Përfundon koha e rregullt, ndeshja shkon në Extra-Time.

87' Kombinime fantastike mes Maliqit, Zekës dhe Marzuik. Fantazisti vertikalizon për sulmuesin i cili nuk arrin të kapë topin. (VIDEO)

74’ Zeka niset në kundërsulm nga e djathta, i afrohet zonës por pason gabim për Marzuik dhe Mehidri kontrollon topin.

71’ Hasanbelli nuk kontrollon topin si duhet dhe Hakaj tenton goditjen, por gardiani arrin ta kontrollojë sferën.

63' GOL! Erzeni shtang Vllazninë, Stojanovic devijon topin në portën e tij. (VIDEO)

47' Ildi Gruda i vetëm në zonë gabon shënjëstër me topin që shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

46' Nis pjesa e dytë.

45+5' Mbyllet pjesa e parë.

45+1' GOL! Vertikalizim perfekt nga Esat Mala, Bekim Balaj dyfishon rezultatin (VIDEO)

38' KARTON I KUQ! Faull si lojtar i fundit ndaj Grudës, Atanda lë Erzenin me 10 lojtarë. (VIDEO)

35' Kahrimanovic gjuan nga faulli në kufij të zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën në krahun e Mehidrit.

23' Gjuajtje nga distanca e cila gjen të gatshëm Mehidrin që shpëton Vllazninë. (VIDEO)

23' Kadriu driblon Smajlin dhe shtron një top në mes të zonës, Hakaj arrin ta largojë në momentin e fundit duke shmangur golin. (VIDEO)

13' GOL! Dy pasime dhe gol, Vllaznia rigjen menjëherë epërsinë ndaj Erzenit (VIDEO)

10' Goditje këndi për Erzenin, topi kthehet pas te Asani i cili godet ngjitur me shtyllën.

1' Starton ndeshja në Shkodër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga