Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Te Polonia vënë “duart në kokë”, portieri i kombëtares thyen këmbën dhe humbet “Katar 2022”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Te Polonia vënë “duart në kokë”, portieri
Polonia ka marrë një lajm të keq sa i përket lojtarëve që do të ketë të gatshëm për “Katar 2022”. Portieri i Spezias, Bartlomiej Dragowski është dëmtuar ndeshjen e djeshme ndaj Veronës, ku për fatin e keq është hequr nga lista e kombëtares për Botërorin e Katarit. Portieri 25 vjeçar u dëmtua pas një përplasje me sulmuesin kundërshtar Kevin Lasagna dhe ndonëse ishte më i shpejtë në duel dhe kapi i pari topin, kundërshtari nuk mundi të shmangë këmbën e shtrirë dhe një kombinim rrethanash fatkeqe çuan në lëndim të rëndë. Lojtarët në fushë u befasuan me atë se çfarë kishte ndodhur me  portierin e Spezias dhe teksa ai përpëlitej nga dhimbjet, disa prej tyre, sipas mediave në Itali, edhe kanë qarë në fushë. Dragoëski ishte në listën e lojtarëve polakë që duhej të luanin në Botërorin e Katarit, por pas dëmtimit, së bashku me Ëojciech Szczesny dhe Lukasz Skorupski, për titullar do të garojë tashmë portieri i Kopenhagen, Kamil Grabara.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga