
Taulant Xhaka ka shënuar një supergol në ndeshjen që ekipi i tij Basel, po luan aktualisht përballë Servette. Ndeshja është momentalisht 1-1 dhe ishte pikërisht Xhaka ai që shënoi për të tijët.
Në minutën e 22’ të sfidës, Xhaka merr një top në mesfushë dhe vrapon drejt portës duke dribluar këdo që i del përpara. Pasi bëri kundërshtarët të “vjellin” me driblimet e tij, në hyrje të zonës ai godet në mënyrë potente për ta dërguar topin në rrjetë.
Një supergol që jemi mësuar të shohim vetëm Messin duke i shënuar.
Poll