Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Supergolat e Asanit dhe Bajramit i japin 3 pikë Shqipërisë, kuqezinjtë triumfojnë në "Air Albania"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Supergolat e Asanit dhe Bajramit i japin 3 pikë

Shqipëria 2-0 Moldavia

Kualifikueset Euro 2024: Grupi E, ndeshja e dytë

Stadiumi: Air Albania

Gjyqtar: Dennis Higler (Hollandë)

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Bare, Ramadani, Bajrami; Asani, Cikalleshi, Uzuni. Trajner: Sylvinho Mendes

Moldavia (5-3-2): Railean; Revenco, Craciun, Mudrac, Psmac, Reabciuk; Motpan, Babohlo, Rata; Nicolaescu, Damascan. Trajner: Sergei Clescenco

Komenti minutë pas minute:

90+5' Përfundon ndeshja.

87' Largohen Uzuni dhe Bajrami, në lojë Muçi dhe Seferi. Duartrokitje edhe për autorin e golit të dytë.

81’ Hysaj dhe Mehmeti kombinojnë mirë në krahun e djathtë, por pastaj nuk ia dalin të gjejnë harkimin e duhur në zonë për shokët e skuadrës dhe shpërdorojnë një mundësi të mirë për të rrezikuar.

78’ Platica gjuan nga jashtë zonës, Berisha është i vëmendshëm dhe kontrollon sferën.

76' Nedim BAJRAMI ngre “peshë” stadiumin me golin e dytë, asist nga Kristjan Asllani.

67' Largohen Jasir Asani dhe Keidi Bare, në fushë Mehmeti dhe Asllani. Duartokitje për golashënuesin.

64’ Cikalleshi tenton nga e majta me një gjuajtje të fortë, sfera nuk i afrohet katërkëndorit.

62'E pabesueshme ç’humbet Myrto Uzuni! Sulmuesi i vetëm para portës nuk kërcen si duhet dhe “fal” golin e dytë.

51' Shpërthen festa në stadium, Jasir Asani kalon në avantazh Shqipërinë me një supergol.

47' Jasir Asani hyn brenda zonës dhe godet me të majtën, por topi devijohet në këndore.

46' Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë. Shqipëria dominon në mbajtjen e topit por kuqezinjtë nuk arrijnë të depërtojnë pas mbrojtësve moldav. Kundërshtarët deri tani kanë fituar shumicën e dueleve me sulmuesit tanë duke bërë që Uzuni, Cikalleshi e Asani të mbeten në hije. U desh një predhë e Cikalleshit për të zgjuar paksa sfidën por goditja e tij përfundoi në tranversë.

Lojtarët tanë patën edhe disa raste ku mund të prodhohej diçka porn ë fund u mbyllën mirë nga kundërshtarët. Një pjesë e parë e mirë për moldavët por nuk mund të thuhet e njëjta për Shqipërinë.

41' Goditje dënimi! Bajrami provon nga krahu i portierit por topi shkon ngjitur me shtyllën.

36’ Bare në krahun e djathtë gjen fundoren dhe pason në qendër, por mbrojtësit miq largojnë përsëri rrezikun.

34’ Miqtë rrezikojnë me një goditje dënimi pasi topi mbetet për disa çaste mes lojtarëve por më pas mbrojtja largon rrezikun.

31’ Një kombinim mes Asanit dhe Bajramit në të djathtën, ndalet nga Posmaç i cili bllokon hyrjen e futbollistëve kuqezi në zonë.

22’ Mitaj rrëzohet në zonë pas një kontakti, por më pas ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

21' Goditje nga distanca e Cikalleshit, sulmuesi lëshon një predhë me të majtën që e ndal vetë shtylla.

18' Moldavia rrezikon brenda zonës, krosim i lartë dhe devijim me kokë por mbi traversë.

17' Keidi Bare kroson një top të gjatë në zonë për Asanin, mbrojtësit largojnë me kokë dhe Uzuni tenton nga distanca por topi shkon larg portës

9' Aksion i mirë nga kuqezinjtë, Hysaj pason për Uzunin i cili fuet rrezikshëm brenda zonës duke fituar një goditje këndi.

5' Goditja e parë nga këndi, kroson Bajrami dhe me kokë devijon Ismajli por lehtë në duart e portierit.

1' Fillon ndeshja në "Air Albania", fitorja detyrim për kuqezinjtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga