Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Supergol për ditëlindjen e vajzës, “perla” e Blerim Kotobellit dhe Artan Jazxhi i japin fitores Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Supergol për ditëlindjen e vajzës, “perla” e

EGNATIA – TEUTA 1-2

Abisnet Superiore, Java 8

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA (3-5-2) Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Hamzat, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, Camaj. Trajner: Edlir Tetova

TEUTA (4-2-3-1) Qirko; Marku, Jazxhi, Kuro, Kotobelli; Beqja, Karabeci; E. Vila, Gruda, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi

Stadiumi i Rrogozhinës

Gjyqtar: Kridens Meta

Ndeshja: Ka përfunduar 1-2 përballja mes Egnatias dhe Teutës e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Një sfidë e luftuar me shumë raste për të dy ekipet, por në fund ndanë nga 1 pikë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ishin vendasit që shënuan të parët me Delarzh. Blerim Kotobelli shënoi me një supergol nga distanca. Edhe pse jo me këmbën e tij të preferuar, padyshim që goli i tij është më i bukuri i kësaj jave. Pas kësaj ndeshje, Teuta shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e nëntë, kurse Egnatia në të gjashtin me 9 pikë. Duhet përmendur dhe fakti se goli i Kotobellit vjen në një ditë të veçantë të jetës së tij. Ai ka shënuar këtë eurogol pikërisht në ditëlindjen e vajzës së tij të vogël, Kenza.

Komenti minutë pas minute:

 

96'- Teuta realizon golin e avantazhit. Mbyllet sfida me fitoren e durrsakëve.

 

78'- Gol spektakolar nga Blerim Kotobelli. Teuta barazon rezultatin. I jashtëzakonshëm mbrojtësi i durrsakëve.

 

64- Delarzh realizon golin e parë për Egnatian. Rrogozhinasit në avantazh. 

 

60'- Egnatia shënon me Mustën, por mbrojtësi është në pozicion jashtë loje. 

56'- Delarzh provon nga larg, por Jazxhi ndal sferën.

46'- Starton pjesa e dytë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë në këto 45 minuta.

 

27'- Ilir Camaj humb një rast të artë. E pabesueshme ç'bën lojtari i Egnatias.

 

14'- Egnatia pranë golit. Malota gjuan bukur pas një krosimi nga e djatha. Shtylla shpëton durrsakët.

11'- Teuta pranë golit. Kroson mirë Kotobelli, gjuan me kokë Jazxhi, por topi ndalet nga shtylla e djathtë pingule. 

1’- Nis ndeshja në Rrogozhinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga