
Indrit Tuci, sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit ka gjetur golin në ndeshjen që ekipi i tij po luan përballë Rudes. Një ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit kroat.
Ekipi i Tucit po fiton me rezultatin 1-0 aktualisht, teksa golin e shënoi pikërisht sulmuesi që më parë është aktivizuar edhe për Kombëtaren e Shpresave.
Në minutën e 39’, shqiptari 23-vjeçar shënoi një “EUROGOL” nga goditja e dënimit, duke e zënë portierin kundërshtar të papërgatitur dhe duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Poll