
Barcelona 1-0 Real Sociedad (Dembele 52')
Copa del Rey
Cerekfinale
Stadiumi: Camp Nou
Formacionet Zyrtare:
Barcelona (4-3-3): Ter-Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; De Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Gavi. Trajner: Xavi Hernandez
Real Sociedad (4-1-4-1): Remiro; Elustondo, Zubeldia, Le Normand, Rico; Zubimendi; Kubo, Mendez, Marin, Oyarzabal; Sorloth. Trajner: Imanol Alguacil Barrenetxea
Ndeshja: Barcelona ia ka dalë të mposhtë Real Sociedad me rezultatin minimal 1-0. Ndeshje e dominuar nga katalanasit por me shumë vështirësi në finalizimin e aksioneve. Kartoni i kuq i miqve në pjesën e parë pritej të lehtësonte punën e blaugranave por Sociedad u mbrojtë shumë mirë.
Megjithatë, miqtë, nuk do të mund të ndalnin dot Dembelen në minutën e 52’ me francezin që do të zhbllokonte sfidën dhe t’i jepte kualifkimin ekipit të tij. Në gjysmëfinale katalanasit presin fituesin e çiftit Real Madrid – Atletico Madrid dhe mund të kemi një tjetër El Clasico pas asaj të Superkupës.
Rastet e ndeshjes: