
Indrit Tuci nuk ndalet së shënuari në kampionatin kroat. Sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit.
Në ndeshjen që skuadra e tij po luan në shtëpi përballë Gorica, Tuci u bë protagonist duke shënuar golin për të tijët. Ndeshja momentalisht është në barazimin 1-1.
Ishte Tuci në minutën e 51’ që i dha avantazhin ekipit të tij pas një pasimi të marrë nga Mudrazija. Goditja e shqiptarit nuk ishte shumë e fortë, por me ndihmën e portierit kundërshtar topi shkoi në rrjetë.
Poll