Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Sulmues i madh por mbi të gjitha një NJERI I MADH, Vedat MURIQI ndërpret festën e golit për t’i ardhur në ndihmë kundërshtarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmues i madh por mbi të gjitha një NJERI I MADH, Vedat MURIQI

Në takimin e kësaj fundjave Valladolid-Mallorca pati dhe një moment mjaft interesant. Sfida u mbyll 3-3 dhe sulmuesi i përfaqësueses se Kosovës Vedat Muriqi shënoi 2 gola për Mallorcan, të parin dhe të tretin. Përveç kësaj ai bëri edhe një gjest fantastik kur ekipi i tij shënoi golin e dytë.

Gjatë aksionit një nga lojtarët kundërshtar u përplas dhe Mallorca shënoi. Lojtari filloi të humbiste kontrollin në gjendje të pavetëdijshme. Muriqi ishte aty pranë dhe nuk shkoi me shokët e skuadrës të festonte golin, por shkoi të ndihmonte futbollistin e Valladolid.

Kjo tregon personalitetin që ka Muriqi jo vetëm si lojtar, ku është një nga golshënuesit në La Liga, por edhe aspektin e tij njerëzor përtej futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga